Karikaturisti Bujar Kapexhiu vijon të godasë me punimet e tij. Teksa politika dhe opinioni publik flasin për ‘aksionin anti KÇK’ që kryeministri Edi Rama po reklamon me të madhe, Kapexhiu i kujton këtij të fundit ‘punët’ e kryera gjatë 7 viteve të qeverisjes.
“Në shtatë vjet kam rritur drogën, papunësinë, korrupsionin, varfërinë, arrogancën dhe… mjekrën”, shkruan Kapexhiu në brendësi të karikaturës, ndërsa shfaq Ramën duke treguar ‘sukseset’ e tij.
Karikatura e Bujar Kapexhiut që nuk ka nevojë për shumë komente…