BallinaAktualitetOSBE dërgon qëndrimet për paketën "anti shpifje" në Venecia, mundësi për..

OSBE dërgon qëndrimet për paketën “anti shpifje” në Venecia, mundësi për..

spot_img
spot_img

Paketa anti-shpifje e qeverisë shqiptare shkon sërish në Komisionin e Venecias. Këtë herë bëhet fjalë për qëndrimet e OSBE-së për dy ligjet e mediave, të kthyera në Kuvend nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe të kundërshtuara nga gazetarët në Shqipëri.

Përfaqësues i OSBE-së për lirinë e medias Harlem Desir shkruan në “Twitter” se kjo është një mundësi e mirë për të bërë përmirësime të tjera në këtë paketë para votimit në parlament.

“Kam dërguar në Komisionin e Venecias rishikimet tona ligjore mbi projektligjet e Shqipërisë për Median Audiovizuale dhe Komunikimet Elektronike, pasi Parlamenti shtyu votimin javën e kaluar. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të bërë përmirësime të mëtejshme para një votimi të ri të Parlamentit”, shkruan Desir.

Osbe Desir

Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjet për mediat elektronike, duke argumentuar se ishin në shkelje me Kushtetutën. Ndërkohë kreu i shtetit i dorëzoi një kërkesë “Venecias” për të shqyrtuar këtë paketë, veprim që erdhi dhe nga Komisioni Europian. Më 30 janar maxhoranca në Kuvend u tërhoq nga votimi për projektligjin për paketën anti-shpifje për të pritur Venecian.

Komisioni i Venecias ka pranuar që ta shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar në sesionin e 21 marsit. Gjatë muajit shkurt përfaqësues të Komisionit të Venecias do të vijnë në Tiranë.

Kujtojmë se paketa “Anti-Shpifje” ka ngjallur reagime dhe përplasje të forta në Shqipëri, pasi është kundërshtuar nga opozita, analistët, gazetarët e shoqëria civile, të cilët e shohin paketën si cenim të fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular