Nga 40 aplikantë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, 18 kandidatë kualifikohen për fazën tjetër. Njoftimi vjen nga Kreu i SPAK Arben Kraja, i cili ka publikuar dhe emrat e 18 kandidatëve që vijojnë garën.
“Për fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së)
Njoftojmë se Komisioni i Përzgjedhjes, me datën 01.02.2020 mori në shqyrtim 40 (dyzet) aplikime (dosje) të dërguara nga kandidatët elektronikisht në adresën [email protected],
Komisioni i vlerësoi kandidatët në lidhje me plotësimin e kritereve ligjore bazë të parashikuara në Nenin 34 të Ligjit Nr.95/2016 ‘Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’, si më poshtë:
Kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të jetë personi që ka vetëm shtetësi shqiptare, që gëzon cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotëson këto kritere:
a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me ‘Master i shkencave’, ose arsimin e lartë policor;
b) ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;
c) ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;
ç) nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën ‘Komisar’, ‘Kryekomisar’, ‘Drejtues’ apo ‘Drejtues i Parë’;
si edhe të ketë dërguar deklaratat për dhënien e pëlqimit të tij dhe të anëtarëve të afërt të familjes për heqjen e dorë nga privatësia (dhënien e pëlqimit për kontroll periodik të llogarive bankare dhe telekomunikimeve vetjake).
Komisioni pasi vlerësoi çdo kandidat në lidhje me plotësimin e kritereve të mësipërme dhe plotësoi një tabelë mbi plotësimin ose jo të kritereve nga kandidatët, vendosi që kandidatët e kualifikuar për të vazhduar më tej fazat e përzgjedhjes janë si më poshtë:
1. Adriatik Ago
2. Agim Ismaili
3. Aida Veizaj
4. Ardian Çipa
5. Artan Pjetërnikaj
6. Artan Shkëmbi
7. Artur Beu
8. Atnan Shehu
9. Blerina Bajollari
10. Eduart Merkaj
11. Endrit Hoxha
12. Ervin Hodaj
13. Gentian Hilla
14. Gentjan Shehaj
15. Idajet Faskaj
16. Lindita Nushi
17. Pëllumb Seferi
18. Ylli Pjetërnikaj
Kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë konkurimin me fazat e tjera të përzgjedhjes”, thuhet në deklaratën e Drejtuesit të Prokurorisë se Posaçme Arben Kraja.