Ekonomisti Pano Soko, nga studioja e “Tempora” në TV Ora u shpreh se borxhi publik shkon diku te 13 mld euro.
Sipas përllogaritjeve të Sokos, kur PS erdhi në pushtet kjo shifër ishte 5.9 mld euro.
Pano Soko: Kur PS erdhi në pushtet borxhi i regjistruar ishte 5.9 mld euro, sot kemi një borxh të regjistruar prej 9 mld euro. Përtej kësaj kemi një vlerë kontratash për t’i shlyer në të ardhmen që janë kontrata koncesionare, që janë 2.2 mld euro. Dhe sipas KLSH kemi një borxh të fshehur prej 600 mln euro, që është borxh ndaj kompanive dhe procese gjyqësore që nuk janë bërë publike, ose nuk janë ekzekutuar akoma. Dhe kemi një parashikim që do të merrnim këtë vit 700 mln euro borxh të shtuar. Vlera totale e borxhit shkon te 13 mld euro. Pra kemi rreth 90% të PBB-së borxh publik. Duam të dimë se ku vajtën 7 mld euro?