BallinaAktualitetKisha katolike shqiptare, takime në Bruksel: Familja europiane të hapë dyert për...

Kisha katolike shqiptare, takime në Bruksel: Familja europiane të hapë dyert për Shqipërinë

spot_img
spot_img

Imzot George Frendo, Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dhe Imzot Gjergj Meta Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës, kanë pasur dje dhe sot paradite disa takime të rëndësishme në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE, për sa i përket raportit të Shqipërisë me BE.

Me ftesë të COMECE (Konferenca Ipeshkvore e vendeve të BE) Imzot Frendo dhe Imzot Meta kishin një axhendë mjaft të ngjeshur takimesh. Në ditën e djeshme ishte një takim në seksionin e punëve të Jashtme të BE, EEAS pikërisht me Zonjën Fanet e cila është përgjegjëse për zgjerimin.

Sot në mëngjes Imzot Frendo në prani të Parlamentares Željana Zovko, të disa ambasadorëve dhe zyrtarëve të BE, shpalosi mendimin e Kishës rreth hapjes dhe negociatave dhe çfarë presin shqiptarët prej Europës.

Zonja Zovko, parlamentare europiane kroate, tha se duhet një narrativë e re që vendet anëtare të binden për Shqipërinë. Ne u munduam të sjellim një narrativë të re, një zë ndryshe nga sa kanë dëgjuar deri tani veshët e zyrtarëve të BE, dmth vetëm nga politika.

Takimi me komisionerin e ri për zgjerimin Mr. Olivér Várhelyi ishte shumë interesant për shpjegimet teknike që ai dha rreth procesit të zgjerimit për Shqipërinë. Kriteret e këtij procesi janë shumë të qarta, por kërkojnë vullnet gjithpërfshirës sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës që mbeten ende një ndër problemet tona më të mëdha.

Pasdite dy ipeshkvinjtë kryen takime të tjera me zyrtarë evropianë rreth çështjeve që kanë të bëjnë me zgjerimin e BE dhe me rolin që ka Kisha apo religjionet në përgjithësi në këtë proces.

Takime u kryen me Zotin Manolis Kefalogiannis në Parlamentin Europian si edhe me Z. Witold Jan Waszczykowski, në Komisionin e puneve të Jashtne të PE e me Znj. Danijela Žunec Brandt e Misionit permanent të Kroacisë pranë BE që aktualisht ka keyesinë e Këshillit të Europës.

Në të gjitha takimet tona ne theksuam se jemi këtu jo si politikanë, por për të sjellë zërin e njerëzve të thjeshtë dhe familjeve shqiptare që shpesh nuk kanë zë, sepse situata e tyre nuk njihet.

E pikërisht në emër të këtyre njerëzve e familjeve Europa duhet të hapë dyert e saj për Shqipërinë. Kisha katolike, por jemi të sigurtë që edhe religjionet e tjera, janë të gatshme me shembullin e tyre e fjalën e tyre të bëjnë më të mirën për popullin tonë shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular