Nga Anita Hoxha
Une do vij !
Unë do vij tek ty, kur te jesh i trishtë,
Kur re të vogla buzëqeshjen t’a mbulojnë…
Kur gjethet bien supeve tu të brishtë,
Atëherë kur dallëndyshet, nisin të shkojnë !
Do të vij, zemrës tënde të trokas lehtë,
Dhe atëherë, kur ti ëndrrave përhumbesh !
Do të nis të flasë, si dy miq që flasin qetë…
Ti, harroje inatin,falmë nëse do mundesh !
Unë do vij tek ti, kur të jesh i vetëm,
Mallit për mua, shiut si fëmij do t’i qeshësh !
Do të kujtosh ditët, kur pa njëri-tjetrin mbetëm,
Dritareve, nën tymin e cigares, do heshtesh..!
Kohë tjetër
Ti o mik, flet me urrejtje për vetminë,
E unë, dashuruar kohë jam me të…
Jeta vyshket, po e humbë lumturinë,
Shtëpisë së madhe, s’numëron asnjë !
Vjen rrotull saj, si një sanabul nate…
Emrat e fëmijëve thërret, nëpër gjumë
Pasqyrës s’njeh më as veten tate…
Vetmia thërret : – Me ty jam vetëm unë !
Sirtarëve rrobat palosur, kanë kohë…
Parfumi i tyre dhomës shpërndarë,
Ulem këmbëkryq, me dashuri shoh
Vetmia urdhëron :- Mos fillo, duke qarë !
Dikur vetmisë, nuk ia dinim shtëpinë..!
Si zogjë fëmijët cicëronin, plot lumturi…
Jeta vyshket, po e humbë lumturinë,
Vetmia përkdhelë : -Je vonë, shtrihu e fli !
Nese,,,
Nëse unë vonohem, a nëse nuk vij dot,
Ulu në stolin tonë e bisedo me yjet gjatë…
Ndoshta zemra jote ndjen dhimbje sot,
Për ne s’ka lamtumirë, do të kthehem prapë !
Nëse unë vonohem, a nëse nuk vij dot…
E supeve të tu malli im, kryet do ta mbështesi,
Era, fjalë dashurie në vesh, do nis të thotë…
E unë do shoh ty, në diellin e një mëngjesi.
Nëse vonohem, e nëse nuk mund të vij
Trishtimin si rrobë të vjetër, ti flake tutje…
Unë, do të sjellë ëndrrat e mia, larg atje tek ti,
Në një letër të bardhë, vulosur me puthje !
Dritarja e vogël
.Në atë dritarën e vogël, dilte nëna..
Më pershëndeste sa herë, për në shkollë
Nga fjalët e saj nga puthjet e dhëna,
Rritesh çdo ditë, një shelg i gjatë i hollë…
Në ato shkallët e drunjëta, kërcasin hapat e saj
Tek rente mëngjesit në punë me nxitim,
Sa herë poshtë tyre ulem e filloj qaj…
Dhe nis ta kujtoj atë, me përmallim !
Sa herë pylli, mes gjethesh fërshërinë
Dhe zogjtë fillojnë këngën, në një ditë maji
Në duartë e mia ulë me mall fëmijërinë…
E shpirti më mbushet me dritën e zërit të saj !
Loti i mërgimtarit
Më prit në aeroport, o taksixhi,
Viteve gjatë kthehem në atdhe,
Në shtëpinë e vjetër nuk më pret njeri,
Të gjithë si dallendyshet janë botës atje.
Mos u trishto, kur të më shohësh
Mes thinjave rri fshehur ,gjithë rinia
Njerëzve do kërkosh, s’do më njohësh
Janë vyshkur larg, pranverat e mia !
Kur të mbërrijë atje, në shtëpinë time
Lermë o mik, të shkrehem në lotë…
Mbi mur, më pret foto e nënës sime,
Vite më parë më iku nga kjo botë !
Kordelja e motrës mbi pasqyrë,
Bastuni i babait, atje rrëzë murit…
Lërmë erën të më fryjë në fytyrë,
Se loti do rridhte dhe prej gurit !
Hapa që shkojnë e kthehet në dritë,
Zhurma dëgjohen, netëve në qetësi
Prindërit të përjetshëm, u kthyen në shpirt,
Duket më thonë : – U ktheve përsëri !
Shikoj nëpër foto, e imja fëmijëri,
Thirra me forcë, të degjoi dynjaja :
Kur n’shtëpinë e prindërve s’të pret njeri,
– Më thuaj o mik, a ka vlerë paraja ?
Të kujtohet ?
Ai, liqeni i vogël, nga vjeshta rrethuar
Se gjethet e para e përqafonin atë,
Sa herë varka prej letre kishim ndërtuar,
E sa herë i rrëfeheshim, me të ulët zë !
Ai, liqeni i vogël, që rrjedh në mëndjen time
Aty, ku lotuam për dashurinë tonë të parë,
Sa herë ndam me të te bukurat takime ,
E sa herë mbi të notonte e fundit gjethe e tharë…
Ai, liqeni i vogël, që e shihja natën deri vonë,
E shkruaja xhamave fjalë pa fund dashurie…
Ai, që pagëzoi të bukurën puthjen tonë,
E dimrit e vishte bora me fustan nusërie..!
Vitet kanë shkuar… eh, sa shumë kanë shkuar !
Liqenit i flas me dashuri, si kohë më parë
Kujtoj sytë e tu, malli im nis e noton shtruar…
Rrugës përqafohet me atë gjethën e fundit,tharë..!
Ti smundesh dot
Ti mund të më lije diçka para se të shkoje;
Një fjalë, një buzëqeshje, një puthje ,a një lot
Në kujtimet tua diçka do kërkoje,
Zjarrin që u fik, e nuk e ndezim më dot!
Ti s’mund të ikje kështu kaq i ftohtë,
Sikur në këtë botë, kurrë s’ishim njohur,
Sikur ne krahet e njëri tjetrit s’ndenjëm përqafuar,
kaq mot sikur të ishim dy njerez nga udhëtimi i jetës lodhur,
,
Ti s’mund të më harrosh kaq shpejt, pa kuptuar,
Si bishtin e një cigareje në një tavull, përgjysëm lënë,
Ti s’mund ti fshish gjitha vitet që të kam dhuruar,
Ti s’mund t’i harrosh të gjitha fjalët që kemi thënë !
Ti s’mund të ikësh kështu pa më dhënë dorën,
Qoftë një pëshëndetje dhënë një mikeje të vjetër,
Se koha numërimin filloi mbrapsht,kurdisi orën…
Ndoshta udhëkryqit diku,do takosh një grua tjetër !
Ti s’mund të ikësh kështu, me dhimbjen me vete,
s’mund të më lësh në këtë vjeshtë në këtë shi …
Si një anije që drejtimin humbi nëpër dete,
Ti sdo mundesh t`më harrosh s`do mundesh ti !..
Kur të ikësh…
Kur të ikësh larg, mes zhurmës, pa kuptim,
Mos u trishto, të ndjek pas muzikë e shpirtit tim…
Kur pemëve të pushosh lodhur nga vetmia,
Më jep vetëm një zë, fluturim do të vija…
Kur i vetëm do të shohësh, me lot perëndimin
E di, në shpirt do të mbash si medalion, pendimin !
E malli do të këpusë, gjunjët, që e lë shtëpinë
Kur mijëra zogjë sheh qiellit, si të jenë pelegrinë…
Kur të jesh larg nga unë, të na ndaj qiell e det,
Zgjati krahët si pulëbardhë përqafimi im të pret!,
Nëse një ditë, s`do gjesh ti dritën e kthimit
Ruam në zemrën tënde si lulen e kujtimit!
Ma ktheni Atdheun
Më duket sikur më ka humbur atdheu,
Sikur vij nga një llum balte, pa identitet…
Sikur pa aromë eshtë , i lagur dheu
Sikur kam vdekur, në një tjetër jetë !
Më duket sikur atdheun ma morën,
A ndoshta atdheu desh të na humbte ne,
Si qiraxhinjë…nga shtëpitë dolëm
Endemi rrugëve si pemë të thara atje !
Ma morën atdheun… po, po ma morën
Bërtas me shpirt, kërkoj si një e marrë !
Në breg te deteve të tjerë, si varkë letre më hodhën…
Ku unë pikturoj rërës, anije plot me marinarë.
Ma morën atdheun, ma përdhosën !
Na e shanë e s’lanë gjë pa i thënë…
Si të një nëne, shpirtin ja brengosën
Që fëmijët, në fund të shkallëve e kanë lënë !
Ma morën atdheun, ma zvogluan
Aq sa s’e njoh më, në është i imi, apo i dikujt tjetër…
Ma ndanë copa-copa, ma tjetërsuan,
Ca birbo, që zhgarravisin në çdo letër !!
Ma morën atdheun, fëmijërinë si cigare na i fikën…
Nuk gjej asnjë gjurmë të saj, shpirtin me thonjë ç’jerrë !
Nëpër anije, avionë, maune… mijëra bijë iken…
Mbeti atdheu si jetim, që ia mbyllën çdo derë !
Mi morën fushat e luledelet shkelën me këmbë,
Vetëm malet mbahen fort në këtë tokë,
Dhe manushaqja celë, si me shpirt në dhëmbë
Atdheu po jep shpirt, atdheu ynë, o miqë e shokë..!
Ma ktheni atdheun, është i të parëve tanë !
Është i fëmijëve, fshatarëve, punëtorëve…
Mi ktheni ato minierat, që arin mbrënda kanë,
Atje, prehet shpirti i qindra minatorëve !
Zotëri, më ktheni atdheun, s’dua asgjë tjetër !
Në djall pasuria, në djall shkofshit dhe ju,
Zotërinjë,një ditë do bëhet hi kjo poezi, në këtë copë letër…
Por unë, e pa tretur, pres kthimin e atdheut këtu !