Partia Socialiste ka përjashtuar edhe njëherë mundësinë për mbajtjen e zgjedhje të parakohshme.
Sipas Taulant Ballës, zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë kushtetuese, ndërsa shtoi se pret nga Presidenti që të dekretojë datën e zgjedhjeve për bashkinë Durrës, Shkodër dhe Vorë që aktualisht janë pa kryetar bashkie.
“30 qershori për Këshillin e Evropës është një datë kushtetuese, organet e dala prej tyre janë ligjore dhe vijnë punën e tyre për një mandat 4 vjeçar. Shqetësimi ynë ka qenë që qytetarëve të Shkodrës, Durrësit dhe Vorës tu japim mundësinë që përmes votës të zgjedhin një kryetar legjitim. Në Shkodër kryetarja është përtej mandatit 4-vjeçar. Zgjedhjet në Shqipëri janë në qershor 2021. Zgjedhjet vendore në qershor të vitit 2023. Nuk kemi diskutuar me këtë çështje”, është shprehur kreu i Grupit Parlamentar të PS.
Balla gjithashtu foli edhe autonominë e pushtetit vendor duke thënë se janë transferuar më shumë shërbimi nga pushteti qendror tek ai vendor.
“Prej vitit 2013 kemi bërë hapa të rëndësishme kundrejt autonomisë vendore. Transferojmë sa më shumë shërbimi nga pushteti qendror te ai vendor. Reforma e vitit 2015 ka qenë një hap i rëndësishëm ndaj qeverisjes vendore”, tha Balla.
Deklarata e Taulant Ballës erdhi pas një takimi që pati me një përfaqësi të Këshillit të Europës.