BallinaAktualitet“Bashën e kërkuam ne”, studenti protagonist i videos: S’pati dhunë ka kamera...

“Bashën e kërkuam ne”, studenti protagonist i videos: S’pati dhunë ka kamera konvikti, le t’i hapin. Kanë hyrë njerëz që kanë pirë dhe drogë e s’i kanë ndaluar

spot_img
spot_img

Flet studenti protagonist i videos dhe incidentit të ndodhur në Qytet Studenti, ku kryetari i opozitës Lulzim Basha u pengua për të zhvilluar një takim me studentët. Xhesion Shazimani tha në një lidhje telefonike me News24 se Bashën e kanë kërkuar vetë studentët për t’i treguar kushtet dhe problematikat që kanë.

Ai ka mohuar të ketë pasur dhunë apo shtyrje siç pretendon bashkia e Tiranës dhe thotë se konvikti ka kamera që mund të hapen. Sipas tij, në konvikt janë futur edhe njerëz që pinë drogë, ndërkohë i ndalohet hyrja kreut të opozitës.

“Po e kërkuam ne. Ne ishim disa studentë që donim të organizonim një takim me z.Basha për t’i treguar kushtet. Problematikat që kemi jam përpjekur t’i nxjerr dhe në disa media. Pata dëshirë të takoheshim me z. Basha. Nuk kishte nevoja fare të bëhej kaq e madhe. Kemi parë studentë e njerëz të tjerë që janë futur pa pyetur njeri. Mënyrën se si është futur z. Basha siç kanë thënë jo me forcë e shtyrje nuk është e vërtetë. Ka edhe kamera konvikti, po deshën t’i hapin. Ne e pyetëm zonjën, e përshëndetëm. Ai është kryetari i opozitës dhe ka një lloj statusi që mund të futet për të parë realitetin. Ne duhet t’i drejtojmë diku ato problematika, ato kushte skandaloze. Unë kam punuar edhe vetë si gazetar dhe nuk kam pasur mbështetjen e medias për këto problematika. Ne u futëm brenda e pamë që zonja e bëri problem, e studentët u larguan dhe ne dolëm. Nuk e shtyu njeri zonjën, dolëm ikëm pimë kafe.
Aty janë futur njerëz që s’kanë lidhje fare që kanë pirë edhe droga të ndryshme, ndërkohë vjen Basha bëhet problem. Nuk ka pasur asnjë lloj gjëje”, deklaroi Shazimani.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular