Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për disa prej zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, të arrestuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, të akuzuar përgjegjës të dëmeve të shkaktuara.
Sipas “News24”, Apeli ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë edhe për ish-kreun e Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, dhe ish-kreun e Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, duke dhënë masën “detyrim paraqitje”.
Ja masat e reja të sigurisë:
- Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë, detyrim paraqitje
- Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar, detyrim paraqitje
- Faik Fejzo, detyrim paraqitje
- Hodo Gjoni, detyrim paraqitje
- Naim Shehi, arrest në shtëpi
- Gëzim Shkalla, arrest në shtëpi
- Fejzi Dyrmishi, arrest në shtëpi
- Shefqet Doda, detyrim paraqitje
- Mehmet Felahi, detyrim paraqitje
- Agim Eski, detyrim paraqitje
- Pëllumb Korfuzi, ndërtues, detyrim paraqitje
- Ndoc Pepkolaj, detyrim paraqitje
- Gerti Çalliku, detyrim paraqitje
- Ali Dyrmishi, ndërtues, detyrim paraqitje
- Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë, detyrim paraqitje