BallinaAktualitetArrestohen tre persona/Si ndodhi "lufta" mbrëmë në Shkodër

Arrestohen tre persona/Si ndodhi “lufta” mbrëmë në Shkodër

Tre persona mësohet se janë arrestuar pas ngjarjes së rëndë mbrëmë në Shkodër. Dy grupe u përplasen me armë zjarri në qendër të qytetit duke plagosur në këmbë 35-vjeçaren Liliana Jeremia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 e 30 minuta të së mërkures në pedonalen ‘Kole Idromeno’.

Nga sa mësohet, kanë qenë dy grupe të rinjsh, rreth 5 persona, ku njëra palë ka qenë e ulur në një nga stolat e pedonales, ndërsa pala tjetër ka ardhur nga rruga ‘Françeskane’. Me të parë njëra-tjetrën, palët kanë fillur të qëllojnë me pistoleta.

35-vjeçarja, e cila ka qenë kalimtare e rastit, pasi së bashku me motrën e saj dhe me dy kunetërit ka konsumuar një kafe në një nga lokalet e zonës, është gjendur mes dy zjarreve.

Për pasojë ajo është qëlluar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular