Këto janë pasojat e eksplozivit që shpërtheu gjatë natës në derën e shtëpisë së Nikolin Arrës në Shkodër. Dëmet janë të mëdha, sikurse shihet, por viktima nuk ka pasur pasi Arra jeton në SHBA. Dy shpërthime me telekomandë u bënë njeri pas tjetrit në lagjen Qafë Hardhi në orën 2:30.