Ish-deputeti Ervin Salianji thotë se aksioni i nisur ditët e fundit, bëhet nga kryeministri Rama për të shpëtuar tërësisht personat e inkriminuar.
Sipas tij, për 48 orë nuk merret një certifikatë jo dëshmitë për vënien e pasurisë.
“Në 48 orë nuk merr dot asnjë certifikatë. Ka një ligj anti-mafia që nuk të sekuestron vetëm pronat por hyn edhe tek të afërmit. Bën sikur i lufton në sytë e publikut dhe nga ana tjetër u mbyll letrat. U ka shkuar nëpër fshatra, ca shtëpi njëkatëshe. Lul Berisha u përgjigj për 24 orë dhe tha nuk ka asnjë pronë. Ata janë të gjithë me Partinë Socialiste. Ata në Durrës kanë emëruar kryetarin e Bashkisë, Vangjush Dakon, që e përdorin si zar. Këtu ke njerëz që nga llumi janë bërë deputetë”, u shpreh.