E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez nuk është vetëm e bukur por ka edhe një zemër të madhe. Mbrëmjen e djeshme bukuroshja brune prezantoi festivalin e Sanremos krah Amadeus dhe prezantueses shqiptare Alketa Vejsiu.
Një ditë më pas stafi i modeles spanjolle ka bërë të ditur se të gjitha paratë e fituara nga festivali do t’i dhurojë për spitalin e fëmijëve ‘Regina Margherita’ në Torino .
Edhe pse shifra sa është paguar modelja nga Sanremo është sekret, mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për mbi 140 mijë euro. Kjo nuk është hera e parë që e dashura e Ronaldos jep ndihmën e saj për spitalet e fëmijëve.
(BalkanWeb)