Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas lajmit se delegacioni i KiE për vlerësimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, i ka konsideruar këto të fundit si antidemokratike.
“Shqipëria ka nevojë për NDRYSHIM, dhe kjo gjë realizohet vetëm me ZGJEDHJE të lira e të ndershme!” -shkruan Pojana
Postimi i plotë:
30 Qershori ishte një ditë turpi për demokracinë shqiptare!
Këtë gjë nuk nguron ta thotë hapur edhe Këshilli i Europës!
Shqipëria ka nevojë për NDRYSHIM, dhe kjo gjë realizohet vetëm me ZGJEDHJE të lira e të ndershme!
Sa më parë, aq më pranë EUROPËS!
🇦🇱🇪🇺