BallinaAktualitetTenderi 17 mld lekë, SPAK sekuestron dosjen për mbylljen e landfillit të...

Tenderi 17 mld lekë, SPAK sekuestron dosjen për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos, shpalli fitues pa garë

Prokuroria e Posaçme, SPAK sekuestron dosjen për tenderin 17 miliard lek të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos. Në buletinin e Agjensisë së Prokurimeve Publike, Agjensia Kombëtare e ujësjellës kanalizimeve ka shpallur fitues pa garë bashkimin e operatorëve ndërmjet kompanisë shqiptare “Victoria Invest International” dhe asaj italiane, “De Mare” srl”.

Ajo çfarë vihet re është se fitimi i një prokurimi të tillë miliarda lekësh është zhvilluar pa garë por me procedurë prokurimi “me negocim, pa shpallje paraprake”, duke e argumentuar se për shkak të nevojës ekstreme në të cilën ndodhemi pas ngjarjeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntorit. Ky argument, si edhe i gjithë tenderi për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos, krijon dyshime për një proces të paracaktuar.

Burime për News 24 bëjnë të ditur se për këtë prokurorim publik 17 miliard lek të zhvilluar nga agjensia Kombëtare e Ujësjellës kanalizimeve për mbylljen e landfillit të Porto Romanos ku është shpallur fitues bashkimi I operatorëve  “De Mare” srl dhe “Viktoria Invest International”, në një procedurë të mbyllur, nga ato që konsiderohen “me negociim, pa shpallje paraprake” dosja është sekuestruar këtë fillim jave. Në bazë të dhënave të qëndrës kombëtare të biznesit kompaninë italiane “De Mare” srl, e regjistruar në QKR vetëm 3 ditë para tenderit, si dhe kompaninë shqiptare “Viktoria Invest International”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular