BallinaKryesoreVIDEO/"Rinia ikën se s’ka meritokraci, Rama solli model suksesi, njerëzit e krimit"

VIDEO/”Rinia ikën se s’ka meritokraci, Rama solli model suksesi, njerëzit e krimit”

Belind Këlliçi, kryetari i FRPD-së, në një intervistë për SYRI TV ngriti problemin e madh të humbjes së shpresës për rininë shqiptare dhe synimin e vetëm të saj ikjen nga vendi.

Këlliçi nënvizoi se kjo ndodh sepse kjo qeveri “e ka vrarë meritokracinë dhe çdo prioritet për të rinjtë, sepse prioritet i Edi Ramës është largimi i tyre dhe mbajtja e tyre nën pasigurinë ekonomike që përkthehet në blerjen e votës më pas.

Sot kemi shtatë vite që flasim e debatojmë se nuk kemi ende demokraci funksionale, nuk kemi zgjedhje normale, nuk garojnë më kandidatë mbi programe politike, por kemi parë një farsë të shëmtuar si votimi monist i 30 qershorit, kandidatë pa rivalë përballë dhe disa prej tyre me rekorde kriminale.

Si model suksesi nuk sheh një person të nderuar nga bota e shkencës, artit etj.por njerëz që vijnë nga bota e nëndheshme e krimit dhe me Ramën kryeministër e gjetën veten deputetë, ministra, kryetarë bashkie, drejtorë etj etj . Një vend ku flitet ende në 2020 për zgjedhje të lira dhe hapje negociatash,” nënvizoi Këlliçi.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular