BallinaKryesoreRënia finale e 30 qershorit/Zekthi: Ja si rikthehet legjitimiteti

Rënia finale e 30 qershorit/Zekthi: Ja si rikthehet legjitimiteti

spot_img

E përditshmja Mapo, në numrin e fundjavës shkruan se verdikti i Këshillit të Europës për votimet monopartiake ishte rënia finale e 30 qershorit. Analisti Fitim Zekthi tregon si rikthehet legjitimiteti

Tërë legjitimiteti i një sistemi politik dhe i një qeverie varet nga zgjedhjet. Thelbi i kontratës së bashkëjetesës së njerëzve ka të bëjë me legjitimitetin që buron nga zgjedhjet. Edhe kriza shqiptare sot është thjesht dhe vetëm një krizë e legjitimitetit të zgjedhjeve dhe institucioneve të dala prej tyre. Në mes të vitit të shkuar qeveria e kryeministrit Rama, e zhytur në një krizë të thellë politike për shkak të manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2017, shkoi shumë më larg duke zhvilluar zgjedhje lokale pa opozitën.

Ato zgjedhje vazhdojnë të jenë edhe sot momenti nga i cili do të nisë dhe duhet të nisë rikthimi i legjitimitetit. Këshilli i Europës i cili është institucioni garant i vendeve të Europës për të ndërtuar institucione dhe respektuar të drejtat e njeriut, ndoshta për herë të parë në historinë e tij dhe padyshim për herë të parë në historinë e Shqipërisë, u shpreh qartë, pa mëdyshje se zgjedhjet lokale të verës së kaluar ishin jo demokratike, nuk prodhuan garë, nuk morën parasysh interesat e njerëzve dhe nuk kanë legjitimet.

Është e sigurt se kurrë asnjë gjykatë në botë nuk do të mund t’i njihte si të rregullta ato zgjedhje të cilat veç faktit që ishin të njëanshme u zhvilluan edhe pa një dekret të presidentit. Presidenti i republikës vendosi ta anulojë datën e zhvillimit të tyre ndërkohë që qeveria në mënyrë krejtësisht antikushtetuese dhe kundër interesit të njerëzve nuk e respektoi këtë dekret që anulonte datën e zgjedhjeve. Ky dekret nuk u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese por u rrëzua nga qeveria. Edhe vendet diktatoriale apo regjimet totalitare nga pikëpamja formale nuk rrëzojnë një dekret të presidentit me vendime qeverie apo me vendime të Komisioneve zgjedhore.

Kësisoj shprehja e qartë e Këshillit të Europës duket se i vuri vulën zgjedhjeve të vjetshme duke firmosur kështu vdekjen e tyre. Më herët këto zgjedhje ishin zhbërë nga raporti i misionit të ODIHR-it. Duket se Gjykata Kushtetuese edhe sikur t’i emërojë vetë kryeministri Rama të gjithë anëtarët (siç po përpiqet të bëjë në fakt me të paktën disa prej tyre) nuk do të ketë asnjë mundësi t’i njohë për të rregullta.

Zhvillimi i atyre zgjedhjeve do të jetë hapi i parë i madh i vendosjes ë së themeleve të një kontrate sociale dhe politike që garanton paqen sociale por edhe rikthen shpresën se në këtë vend nuk shkatërrohet gjithçka dhe nuk ndiqet me dhunë çdo epsh politik. Veç kësaj mbajtja e atyre zgjedhjeve do t’i japë fund një herë e mirë edhe sjelljes harbute dhe të turpshme të institucioneve qeveritare si KQZ të cilat uzurpojnë kompetenca dhe interpretojnë dekrete presidenciale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular