BallinaKryesore“Rilindja një tjetër hap shkatërrues”/ Tritan Shehu: Në QSUT “për një plesht...

“Rilindja një tjetër hap shkatërrues”/ Tritan Shehu: Në QSUT “për një plesht djegin jorganin” se bashku me Urgjencën!

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu denoncon atë që po ndodh me sallat e urgjencës në spitalin më të madh në vend.

8f6ce879-6f7c-4ccc-82d0-f44822dd3621

Reagimi i plotë:

Me 2012 filloi aty punën Urgjenca Polivalente me dy salla operacioni, dhoma “te kuqe”, shtretër, pritje, etj, nje arritje qe ne nje unitet me sherbimet si laboratori, imazheria, reanimacioni etj kërkoi një investim 15 M E, por qe:

1-Me tej u “hodh ne ere” koncepti i asaj Urgjence Unike Polivalente duke e ndare ne Medikale e Kirurgjikale e vendosjen e “zinxhirëve dyerve a asansoreve”, me pasoje dëmtimin e shërbimit ndaj të sëmurit, rritjen e koston, vështirësuar punën.

2-Neser Rilindja ka vendosur te beje një hap tjetër shkatërrues, mbylljen e dy sallave te saj kirurgjikale e kalimin e rasteve ne bllokun me 7 salla, ku përveç te tjerave nuk është planifikuar sallë septike, sepse te tilla janë ato që duan t’i mbyllin.

3-Hapi trete asgjësues do te jete shpërbërja e Urgjences duke kaluar pjese te saj ne godinen e Semundjeve te Brendeshme ne ndertim, me aresyen se ajo qenka “me afer rruges”, sikur eksistuesja te jete ”mbrapa Malit te Dajtit”, kur keshtu po e largojne nga duhet te jete me afer.

Keto arsyetime absurde jo vetem po ”djegin” nje investim te madh, por dhe shperbejne ansamblin mbi te cilen eshte ndertuar ajo Urgjence, unitetin e saj, e largojnë nga imazheria, laboratori, blloku kirurgjikal (dhe ky në shkatërrim), reanimacioni etj, duke ç’bërë edhe strategjinë e zhvillimit të QSUT.

Meqë këtu nuk kemi të bëjmë me një “jorgan” dhe as me “fillimin e botes” siç mendojnë rilindasit, dikush duhet te përgjigjet për çfarë po ndodh aty me paratë publike e cilësinë e shërbimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular