Serie A mban frymën, ndërsa të gjithë prozhektorët drejtohen nga “San Siro”, që në orën 20:45 pret derbin Inter-Milan. Një sfidë historike mes dy rivalëve të përjetshëm, por që për zikaltërit ka një rëndësi të veçantë në garën për titull pas humbjes së Juventusit mbrëmjen e së shtunës. Antonio Conte nuk do të rrezikojë asgjë dhe për këtë arsye pritet të zbresë në fushë me artilerinë e rëndë
Lukaku edhe një herë do të jetë pika e referimit në sulm, ndërsa pas tij luan Kristian Eriksen. Mungesa e madhe e Interit është kapiteni Samir Handanovic, ndërsa vendin e tij në portë do ta marrë Padelli. Mund të jenë të qetë edhe te Milan. Zlatan Ibrahimovic do të jetë në fushë, ndërsa në formacionin kuqezi kthehen Kjaer dhe Benacer. Në krah të suedezit në sulm pritet të luajë Rebic, i favorizuar ndaj Rafael Leao.