Shtetet e Bashkuara janë kundër masave për reciprocitet të premtuara nga Kryeministri Albin Kurti në vend të taksës 100 për qind ndaj Serbisë.
Zëdhënësi i të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, i tha Radios Evropa e Lirë (RFE/RL) se Kosova duhet ta heqë taksën edhe pa reciprocitet. RFE/RL citon Dick Custinin, zëdhënes i ambasadori Richard Grenell:
“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë taksën, por ta heqë plotësisht atë”.
Kosova vuri taksë 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake në vitin 2018. Me te marrë detyren, Kryeministri Kurti është shprehur se do ta zëvendësojë me reciprocitet ndaj Serbisë dhe se reciprociteti do të zbatohet “në aspektin ekonomik, tregtar dhe politik”.
Heqja e taksës është kundërshtuar nga ish-partitë e koalicionit qeverisës PDK dhe AAK. Veseli dhe Haradinaj i kanë bëri thirrje qeverisë së Vetëvendosjes dhe LDK-së të