Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me publikimin e denncimeve në profilin e tij në Facebook.
Së fundmi, ai publikon mesazhin e fortë të një qytetari nga Elbasani, i cili shkruan se, kryetari i Bashkisë Gledjan Llatja është dhunuar me urdhër, sipas tij, të dhëndrit të Qazim Sejdinit.
Në mesazhin e qytetarit thuhet se ngjarja ka ndodhur para një jave, ndërsa shton se Llatja është rrahur nga ‘banda e bashkisë’, pasi nuk i është bindur urdhrit të dhëndrit të ish-kryetarit të Bashkisë.
“Rrifet dhe bëhet peshk në dru narkokreu monist i bashkisë të Elbasanit”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit digjital.
Pershendetje doktor Berisha po te percjell nje lajme nga Elbasani jone i bukur kryetarin e bashkis Gledjan llatja e ka ber peshke ne dru para nje jave nga vet banda e beshkise sepse nuk eshtë bindur urdhrave te dhendrit te Qazim sejdinit .. te lutem anonim se jane shum te rrezikshem per ne qe jetojme ne Elbasan..te pershendes..