Një sherr mes dy drejtues mjetesh është regjistruar pasditen e sotme në dalje të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës në afërsi të një qendre tregtare, krah autostradës Tiranë-Durrës.
Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA, shihet se dy shoferët godasin njëri tjetrin me shpulla dhe grushta.
Situata ka krijuar trafik, çka ka bërë që shoferë të tjerë të dalin nga automjetet. Është dashur ndërhyrja e një drejtuesi tjetër mjeti që sherri të pushonte dhe njëri prej protagonistëve të përleshjes të largohej.