BallinaKryesore"Amerikanët nuk janë bujarë me paratë", Rama i pakënaqur nga konferenca e...

“Amerikanët nuk janë bujarë me paratë”, Rama i pakënaqur nga konferenca e Donatorëve?

spot_img
spot_img

Pas mbylljes së Konferencës së Donatorëve për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi se donacionet i tejkaluan pritshmëritë e tij dhe ekipit. Sipas Ramës, edhe sikur të dilnin me 40 % donacione të totalit të dëmeve do të ishte i kënaqur.

Në fjalën e tij Rama nuk arriti të fshihte pakënaqësinë për donacionet e SHBA duke thënë se “amerikanët nuk janë bujarë me paratë por janë bujar me eksportimin e standarteve”.

Pyetje: Më thatë s’do ishit vetëm, ia dolët Si do të monitorohen fondet?

Von Der Leyen: Është në interesin tonë të përbashkët të mbajmë sa më afër dhe në vëzhgim procesin e monitorimit të fondeve. Do të përshpejtojë procesin dhe i jep perspektivë për të ecuar përpara drejt hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rama: Jam i detyruar të marr veten nga trondija që kam pësuar sot. Nuk guxoj të kërkoj më shumë për marsin a majin megjithatë do të vendosim hudhra në mur kundër syrit të keq. Pas një lajmi kaq të mirë, sipas traditës në Shqipëri, duhet të kesh frikë mos të merr dikush në sy. Të gjejmë njëherë hudhrat, pastaj të mendohemi të hapim ose jo negociatat. Nuk dua një shpagim tjetër sa i takon historisë. Pas kësaj konference duhet ti hyjmë një rruge të vështirë siç është rindërtimi. Ka apo jo negociata, shihet se zyrtarisht po diskutohet. Kam dëgjuar me kujdes atë që tha presidentja. Jemi mes miqsh të mirë, ndaj edhe jam kokëulur. Jam shumë krenar për ekipin tim.

Pyetje: Institucionet financiare i kanë kërkuar qeverisë shqiptare transparencë të plotë, a do ti kërkoni edhe ju të njëjtën gjë? Çfarë do të bëjë qeveria a do të ketë transparencë të plotë?

Rama: Ne tashmë po punojmë për menaxhimin e fondeve. Sigurisht që do ti menaxhojmë. Sic e pamë miqtë amerikanë nuk erdhën me shumë para por erdhën me argumente të mira se si të kujdesemi që këto para dhe fonde kaq të mëdha të përdoren me transparencë. Duke ditur që amerikanët nuk janë bujarë me paratë por janë bujar me eksportimin e standarteve. Kur isha në SHBA, u kërkova që fondin që do të premtonin, i cili ishte më bujar nga çe prisja në të vërtetë, ta përdornim për një të ashtuquajtur akademi transparence. Kjo do të jetë një strukturë e cila do të monitorojë standardet, dhe do të vlerësojë kriteret e tenderëve publikë dhe procedurave publike.

Pyetje: Çfarë do të jetë kjo akademi e transparencës, a do të jetë e aksesueshme nga publiku, a do të shohë publiku si do përdoren këto para?

Von Der Leyen: Unë sapo e përmenda që do të kemi një memorandum mirëkuptimi ku kemi parashtruar parimet kryesore të transparencës dhe llogaridhënies. Është në interesin e përbashkët që kjo të jetë një shenjë fantastike e solidaritetit, që investimet të jenë transparente dhe për këtë ne do të dërgojmë ekspertët tanë me qëllim që të vëmë në zbatim në mënyrën e duhur.

Sigurisht bixhozi është i ndaluar në Shqipëri por ajo që pashë sot ishte që shumë njerëz po vinin bast në ekranet televizive dhe dëgjova për disa baste manipulative, ka shumë njerëz që presin për lajme të këqija. Mos vini asnjëherë bast për mua apo për qeverinë time sepse do humbisni. Siç e tha dhe Ursula ne po punojmë për këtë me miqtë tanë amerikanë dhe me institucionet.

Pyetje: E pamë sot që nuk e latë Shqipërinë vetëm për tërmetin e 26 nëntorit por a do ta lini Shqipërinë vetëm në tërmetin e negociatave, dhe a do ti hapni rrugën drejt BE-së?

Von Der Leyen: Ne kemi punuar me intensitet për këtë Konferencë dhe me të njëjtin intesitet po punojmë që Shqipërisë ti hapen negociatat. Janë ndërrmarë disa hapa. Po punojmë edhe për raportin me vendin.

Ka ardhur momenti që të hapim negociatat. Ju kemi kërkuar shumë, jemi treguar shumë kërkues, tani na takon ne të bëjmë punën tonë. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë gjithçka që të përmbysin detyrimet

Pyetje: Si e arritët këtë magji që kaloi pritshmëritë? .

Rama: Unë nuk jam më i mirë por më të mirë se un nuk keni për të gjetur./abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular