BallinaAktualitetBanorët e Astirit në protestë kundër shembjes së godinave: Nuk ikim!

Banorët e Astirit në protestë kundër shembjes së godinave: Nuk ikim!

spot_img
spot_img

Banorët e Astirit të cilët preken nga projekti për Unazën e Madhe kanë dalë në protestë që prej orëve të para të mëngjesit pas lajmërimit të fundit për tu larguar prej andej. Qytetarët thonë se komunikimi me ta ishte verbal dhe pa asnjë dokument zyrtar, ndërkohë në mbështetje të tyre ishte dhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.

Banorët e Astirit dolën në protestë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, pasi përfaqësues nga IKMT dhe ARRSH kishin lënë të hënën si afatin e fundit për tu shpërngulur para shembjes së objekteve.

Ata deklarojnë se janë njoftuar vetëm në mënyrë verbale për shembjen e shtëpive, pa një dokument zyrtar.

“Mirë që prishin në mënyrë abuzive por nuk na japin asnjë dokument që ti drejtohemi gjykatave.”

Në mbështetje të tyre ishte dhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili denoncoi dhënien e tenderit për lotin e dytë si të paligjshëm.

Balliu: Nuk ka asnjë diskutim që ky është tender fiktiv. Kur bën një kompani ofertë zero siguron fitoren e kompanisë tjetër kur ka vetëm dy kandidatë.

Njoftimi për lirimin e shtëpive, banorëve u është dhënë të enjten, ndërsa afati i fundit ishte e dita e hënë. Por pavarësisht kësaj, në terren nuk pati asnjë aksion nga institucionet përkatëse. Ora News

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular