Më 17 Shkurt të vitit 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.
Ditën e sotme, Kosova feston 12 vjetorin e Pavarësisë dhe në këtë ditë të shënuar shumë nga personalitetet e njohura kanë bërë urimet e tyre.
Dhe një ndër ato është dhe këngëtarja Dua Lipa që si gjithmonë nuk harron të jap urimin e saj për vendlindjen.
Në një postim në Twitter Dua ka publikuar dy flamujt të Shqipërisësi dhe të Kosovës ku ka shkruajtur : 12 vite pavarësi. Një komb një flamur.
Duke shtuar më tej në foto:
‘Jemi një komb të tjerat janë nuanca’ ku shihet simboli i flamurit kuq e zi shqiponja e vendosur mbi ngjyrën e flamurit të Kosovës.