Elton John si rrallëherë është detyruar të ndërpres koncertin e tij që po mbante në Zelandë të Re së fundmi.
Arsyeja ishte pneumonia jo e zakonshme prej të cilës aktori po vuan me vite, për të cilin John kishte marrë mjekim para se të dilte në skenë.
Por teska ai po performonte në piano u kthye nga audienca dhe me lot në sy John u shpreh:
“Kam humbur tërësisht zërin tim. Nuk mund të këndoj. Duhet të shkoj, më vjen keq”; teksa publiku që kishte mbushur stadiumin Oklandit nisën të brohorasin e të thërrisnin ermin e tij teksa 72 vjeçari po largohej nga skena.
Më pas me anë të një postimi në Twitter John falenderoi të gjitha ata që ishin bërë pjesë e koncertit të tij.
“Isha diagnostikuar më herët me pneumoni por isha i vendosur të dilja në skenë’ duke shtuar më tej:
‘Luajta në piano dhe këndova me zemër derisa zëri im arriti të mos këndontë më. Jam i zhgënjyer thellësisht i mërzitur. Dhashë më të mirën time.Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme dhe gjitha dashurinë që më treguat gjatë permoncës time.U jam përjetësisht mirënjohës’ shkroi John në postim.