Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në një banesë në fshatin Libofshë të Fierit.
Një familje ka pësuar lëndime serioze, pasi ka shpërthyer bombola e gazit, të cilën e përdornin për ngrohje.
Nga shpërthimi i bombolës kanë mbetur të lënduar shtetasi M. Z dhe nëna e tij.
Për fat të mirë anëtarët e familjes janë jashtë rrezikut për jetën.