Teksa kryeministri Edi Rama po mbante një fjalim në Pallatin e Kongreseve ku po zhvillohej ceremonia e diplomimit në studentëve të Mjekësisë, një student ngriti zërin kundër tarifave të shkollimit.
Ndërsa truprojat tentojnë ta nxjerrin jashtë me forcë, studenti dëgjohet duke thënë: “Hiqi duart, mos më prek me duar!”, por më pas ai largohet nga salla nëpërmjet ndërhyrjes së stafit të sigurisë.
Pjesë nga biseda:
Studenti: A e dini ju që vetëm studentët e pasur arsimohen?
Rama: Nuk e di a e dëgjuat ndërhyrjen. Djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor. Pyetja e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur, ka përgjigjen që sot ndryshe nga deri dje, studentët janë të trajtuar më mirë.
Për më shumë ndiqni videon: