Presidenti Ilir Meta ka falenderuar ish-ministrin socialist Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i dha kauzës së Presidentit në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.
Në një shkrim të sotëm me titull ‘Puçi i KED, nxjerr lakuriq reformën në drejtësi’ ish-ministri socialist shkruan ndër të tjera se ‘Kryetari i Shtetit po denoncon me fakte ‘puçin kushtetues”.
STATUSI I METES
‘Falenderoj ish-ministrin socialist, juristin e njohur z.Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.
Përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.
Por e falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë.
Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet.
Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!
Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre!
Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë!
Mirësevini të gjithë në 2 mars! ‘