Mediat italiane kanë shkruar lidhur me ngarkesen me lende te rrezikshme e cila u bllokua nga policia e Vlorës të enjten.
Agjencia italiane Nova shkruan se nga Italia janë nisur të paktën 15 ngarkesa të tilla.
Lajmi u përhap pak minuta më vonë edhe nga agjenci të tjera si Ansa apo në të përditshmen Corriere della Sera, Brindisi Oggi, Corriere dell’Mezzogiorno etj.
Gazetari italian Carmelo Giuffre shkruan se nuk është hera e parë që mbetje toksike nga Italia mbërrijnënë Shqipëri.
“Shqipëria, shkruan ai, nga viti 2003 e ka ndaluar importimin në territorin e saj të çdo tipi mbetje”.
Por në vitin 2012 policia shqiptare zbuloi tonelata me mbetje toksike që importoheshin ilegalisht nga Shqipëria.
Shumica prej tyre ishin bateri plumbi e ilaçe të skaduar, ndërsa hetimet zbuluan se mjaft sipërmarrës italianë kishin lidhje të ngushta me krimin e organizuar, por dhe me elemeNtë të dënuar më parë për transportim të mbetjeve toksike.
Sipas gazetarit italian në Shqipëri operojnë mjaft shoqëri italiane që merren me përpunimin e mbetjeve.
Mjaft ekspertë, shkruajnë mediat italiane, kanë dyshimin se këto aktivitete tregtare përdoren si mbulim për afera të tjera të paligjshme.
Gazetari Carmelo Giuffre citon ish-senatorin italian Lorenzo Diana “Italia dei Valori”, ekspert i mafias, sipas të cilit eksportimi i mbetjeve toksike ishte një nga motivet që çoi mafian italiane të vepronte në Shqipëri e për faktin se në Itali ky fenomen po luftohej forcërisht nga forcat e policisë.
Mediat të tjera italiane i referohen dhe gazetarit puliez Carlo Bollino i cili ka qënë i pari që ka denoncuar në rrjetet sociale skandalin e mbetjeve toksike të kapura në anijen e nisur nga Brindizi.
Ndërkohë Brindizi Oggi shkruan se fuçitë e sekuestruara nga autoritetet shqiptare në anije mbajnë siglën e ENI, Enti Kombëtar i Hidorkarburave italiane.
RTV Ora u interesua pranë autoriteteve italiane të cilat deri më tani nuk kanë asnjë deklarim zytar mbi këtë ngjarje.