Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku forcat e rendit dhunojnë një të ri, i cili nuk pranon të futet në makinën e policisë.
Sipas Berishës, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Librazhdit. Berisha thotë se dënon me ashpërsinë më të madhe “dhunën banditeske të narkohorrave me uniforme!”.
Ende nuk dihet saktësisht se ku ka ndodhur ngjarja apo për çfarë akuzohet i riu.