Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka reaguar në lidhje me intimidimin që kryeministri Rama u ka bërë të rinjve shqiptarë sot gjatë inspektimeve në Durrës, të cilët zgjodhi ti fyejë.
‘Pasi dështoi të hapë 300 mijë vende pune, pasi e mbushi administratën me kriminelë e militantë të paaftë, sot Edi Ramës nuk i ka mbetur asgjë tjetër, vetëm se me gjuhë vulgare, të fyejë të rinjtë e arsimuar shqiptarë.
Një i ri i arsimuar si jurist, ekonomist, inferimier apo inxhinjer, nuk mund të punojë në ndërtim, se nuk është profesionist i asaj fushe dhe nuk ka investuar për këtë. Të rinjtë e arsimuar janë e ardhmja e këtij vendi. Ata me idetë, energjinë dhe punën e tyre dinjitoze do ta bëjnë Shqipërinë e nesërme më të mirë.
Piktori Edi Rama ka dështuar si Kryeministër!’