Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çekrez të Gramshit. Dy persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur.
Burime nga vendngjarja bejne te ditur se se një makinë fuoristradë tip ‘ML’ ka dalë nga rruga teksa dy persona të seksit mashkull kanë vdekur. Paraprakisht dyshohet se personat që kanë qenë në automjet kanë qenë sirianë. Fuoristrada ra në humnerë 3 kilometra larg nga Gramshi në vendin e quajtur ish- depot ushtarake ose Çekrez dhe saktëson se asnjë nga viktimat apo të plagosurit nuk është shqiptar.