Një 37- vjeçar shqiptar është qëlluar me plumb në kokë në rrugën Kerasuntos të lagjes Egaleo në Athinë të Greqisë. Shqiptari është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Nikeas.
Mësohet se shqiptari është qëlluar nga një fuoristrade të zezë dhe atentatori ishte ulur në vendin e pasagjerit. Ndërkohë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të larjeve të hesapeve, sipas dyshimeve paraprake.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 22 shkurtit, dhe pas të shtënës kalimtarët panë shqiptarin e shtrirë dhe të përgjakur. Menjëherë u njoftua ambulanca ndërkohë nuk bëhet ende i ditur identiteti i shqiptarit.