Seriali i famshëm televiziv “Friends” duket se do të rikthehet 25 vite pasi u shfaq për herë të parë në televizion, duke plotësuar kështu lutjet dhe dëshirën e miliona fansave.
Sipas “The Hollywood Reporter” Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matthew Perry dhe Matt LeBlanc po bisedojnë për të sjellë një speciale të “Friends”.
Shpresat për një ribashkim të tyre lindën pasi Jennifer Aniston hapi profil në Instagram dhe postoi si foto të parë një “selfie” së bashku me 5 aktorët e tjerë. Më pas e ftuar në programin e Ellen DeGeneres, “Ellen Show” u shpreh se: “Ne do donim të bënim diçka, por nuk e dimë ende konkretisht se çfarë, por po provojmë diçka të gjithë, po punojmë të gjithë për diçka”,-ka përfunduar ajo.