Ish-Kryeministri Sali Berisha i rikthehet edhe një herw çështjes së ndryshimit të kufijve të Kosovës.
Së fundmi ai ka postuar një video, e bërë 10 vite më pare, ku shfaqet presidenti serb Aleksander Vuçiç teksa flet për Kosovën dhe idenë e ndryshimit të kufijve.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Vuçiç e pranon se nuk është dakord me kufijtë aktualë.
“Ky është serbomdhi Vuçiç, padroni i trojkës tradhëtare Esad Toptani i Ri, Miladini Shqipfolës dhe Baton Stanishiqit! Dëgjojeni vetë çfarë thotë 10 vite më pare”, shkruan mbi video ish kryeministri Sali Berisha.