BallinaAktualitetBlendi Fevziu: Pse vendosa të mos intervistoja kurrë Nexhmije Hoxhën

Blendi Fevziu: Pse vendosa të mos intervistoja kurrë Nexhmije Hoxhën

spot_img
spot_img

Blendi Fevziu tregoi arsyen pse drejtuesit komunistë nuk shprehën pendesë për atë që bën gjatë regjimit. Në bisedën që pati në studion e ljameve të Ora News, Fevziu tha se pendesë nuk shprehu asnjë drejtues i sistemit. Sipas tij, kjo ndodhi pasi diktatorët e humbin sensin e realitetit. Fevziu tregoi se Ramiz Alia në fund të jetës së tij kishte shprehur një lloj pendese, pasi ishte shprehur se “do të dëshironte të jetonte në demokraci”.

Blendi Fevziu: Asnjë nga drejtuesit komunistë në të gjithë lidnjen nuk shprehu pendesë. Dy persona shprehën pendesë publike: Bedri Spahiu dhe e dyta ka qenë Liri Belishova. Asnjë person tjetër nuk kërkoi falje. Ju shihni fundin e Çausheskut, kur gjithë Rumania ishte në rrugë kundër tij, doli dhe foli për forca të errëta. Diktatorët e humbin sensin e realiteti. Një reflektim indirekt ka pasur Ramiz Alia. Kur e kam pyetur Ramizin se në cilën periudhë do të doje të jetoje, më tha se do të doja të zgjidhja këtë tani. Këtë po e marr si një lloj pendese.

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, tregoi gjithashtu arsyen pse nuk e kishte intervistuar asnjëherë Nexhmije Hoxhën. Ai tha se kishte marrë vendimin për të mos zhvilluar intervistë me të venë e diktatorit, pasi ajo nuk reagonte në përgjigje.

Blendi Fevziu: Nexhimje Hoxha kishte një problem. Nuk reagonte me përgjigje. Unë nuk mund të intervistoja dikë që s`kishte reagim. Kam dy intervista që kanë bërë gazetarët francezë. Problemi kryesor i saj ishte se nuk kishte reflektim. Nuk kisha ndonjë kuriozitetë. Edhe Ramiz Aliaj në intervistat e fundit filloi të ishte pak më mirë. Kjo më ka ndodhur dhe me drejtues të tjerë komunistë. Kam menduar që mund ta intervistoja. Pastaj nuk kam pasur më kontakt me të.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular