Dashi
Një e papritur mund të komplikojë ditën tuaj sot, veçanërisht në nivelin financiar. Sidoqoftë, këto do të jenë pengesa shumë të vogla; mos u shqetëso! Mos jini sipërfaqësor dhe shihini më më thellësi çështjet. Do keni luhatje në dashuri, por nga nesër atmosfera ndryshon.
Demi
Një rënie e vogël e energjisë mund të shkaktohet nga mungesa e gjumit ose duke mos pasur një pushim të mirë. Nëse mundeni, ngadalësoni ritmin, fshini disa angazhime nga rendi i ditës. Një ilaç i përditshëm ‘përforcues’ me përbërje mjalti mund të jetë gjithashtu një ide e mirë. Do keni biseda dhe kuriozitete që lidhen me Astronominë dhe Astrologjinë.
Binjakët
Për të bërë një ndryshim, organizoni një program të këndshëm për ju dhe të dashurin tuaj, por kësaj radhe shtoni edhe një majë të paparashikueshmërisë. Do të jetë një mënyrë për të kthyer faqen dhe përuruar një fazë të re, shumë më të favorshme se ajo e mëparshme. Një deklaratë dashurie do ta bëjë mbrëmjen mjaft të ëmbël dhe të gjallë.
Gaforrja
Diçka po ngatërroni! Menduat se i kishit kapërcyer të gjitha pengesat, por sot do të duhet të ziheni dhe të nxirrni më të mirën tuaj. Një çështje, mbase financiare, do t’ju mbajë të zënë për shumicën e ditës; në fund do ta kuptoni që ia vlente të merreshit vërtet me të. Përpiquni të zhdukni mendimet negative dhe krijojini vetes mundësinë për të ndërtuar diçka për të ardhmen tuaj.
Luani
Partneri për ju është një shok udhëtimi me të cilin ndani gjithçka: aktivitete, miqësi, përvoja etj. Fjalë të ëmbla dhe të sinqerta për të ripohuar dashurinë ose për të deklaruar hapur një ndjenjë që po lind! Një moment me të vërtetë i dobishëm për të zgjeruar sferën tuaj të veprimit në vendin e punës, për të ndërmarrë udhëtime dhe aktivitete të reja.
Virgjëresha
Edhe nëse ndiheni të mbërthyer në situata që nuk janë për ju, mos u shqetësoni, i keni të gjitha mjetet për të dalë prej saj. Ju keni qëndrueshmëri, karizëm dhe fat: cilësi që do t’ju lejojnë të magjepsni njerëzit që keni afër! Nëse keni një veprimtari të vetëpunësuar, mos mbani një profil të ulët, jini më ambiciozë.
Peshorja
Të gjithë herët a vonë kanë një zhgënjim të dashurisë. Një krizë martesore, keqkuptime, shpërthime zemërimi etj. Kjo, të paktën, tregon kalimin e Hënës në shenjën disonante të Dashi. Do përjetoni një moment konfuzioni më shumë se i justifikuar: miqtë gjithmonë do të dinë të ju këshillojnë mirë! Të nesërmen në mëngjes situata do ndryshojë për mirë.
Akrepi
Ju keni atë që duhet, për të shfrytëzuar mundësi të mira në të gjitha sektorët! Rinisni veprimin, mos qëndroni duarlidhut: jini protagonistët e vërtetë, në çdo mjedis, në çdo rrethanë. Duke pasur parasysh kureshtjen tuaj natyrore, perspektiva për të mësuar diçka të re ju tërheq. Do përjetoni pak lodhje dhe nervozizëm gjatë mbrëmjes.
Shigjetari
Do jeni në super humor ditën e sotme. Qielli i jep një nxitje të mirë të energjisë dhe ambicies tuaj që do ndikojnë në sukses. Përvishni mëngët dhe futjuni punës. Do keni suksesi edhe në shoqëri. Tregohuni të gatshëm në çdo situatë dhe do jeni në qendër të vëmendjes.
Bricjapi
Do të anashkaloni me vendosmëri dyshimet dhe paqartësitë që do keni sot, duke frenuar pak entuziazmin dhe duke i zbrazur xhepat tuaj: Kini kujdes! Ndiqni rrugën e asaj që ju mendoni se është e drejtë dhe çojeni deri në fund. Meditoni pak për atë që nuk funksionon në familje ose me partnerin tuaj dhe përpiquni të rregulloni gabime tuaja.
Ujori
Do keni një ditë të bukur sot falë Hënës në Dash. Ideale për të udhëtuar, për të përfunduar një bisedim, për të vendosur kontakte të reja apo për të krijuar një projekt! Në shoqëri do kaloni moment të bukura dhe do argëtoheni pafund. Në sektorin e dashurisë duhet të bëni kujdes, mund të jetë një aventurë e gabuar ajo që mund të zgjidhni për të përjetuar me dikë që e ke njohur shumë rastësisht.
Peshqit
Shpenzimet nuk mbarojnë kurrë për ju, ajo që shkon nuk vjen më kurrë. Megjithatë është e vërtetë që ju keni krijuar tashmë një ambient të këndshëm, si në shtëpi ashtu edhe në punë, nëse keni një aktivitet të pavarur. Keni një qasje shumë të veçantë në dashuri, nuk je i dyti për asnjë!