Nga Gentiana Maçi
Një reagim dhe thirrje shpirti ! Në vijim të statuseve kryeministrore dhe plan-masore, që janë thjesht napa me eter, do doja të kujtoja, jo veç vetes, por shoqërisë, miqve, të afërmve të mi: Sa njerëz janë vrarë në 7 vite?
Sa njerëz kanë vdekur e janë vetëvrarë në këto 7 vite (për shkak të varfërisë), brenda institucioneve shteterore dhe jashtë tyre? (Kujto, vetëvrasjet për largimet nga puna, vetëvrasjet për faturën e energjisë elektrike)
Sa njerëz kanë vdekur për mungesë të shtetit dhe papërgjegjshmerisë së tij? (Kujto tërmetin !) Sa njerëz janë aksidentuar për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore? Sa njerëz kanë vdekur për shkak të mjekëve (të hipokritit dhe jo Hipokratit) apo mungesës së pajisjeve mjekësore apo ilaceve?
Sa njerëz kanë vdekur në protesta apo duke pritur rrogën e një viti punë pa shpërblim.
(Rasti Mallakastrës pardje)
Sa njerëz janë larguar nga familjet e familjarët e tyre? Sa njerëz mezi hanë bukën thatë ? Sa të tjerë ushqehen me lista borxhesh ?
Sa vajza shesin emrin e tyre sepse nuk përballojnë dot shkollimin ?
Sa djem përfundojnë në zinxhirin kriminal sepse nuk mundet familja t’ju japi 200 lekët e kafes ?
Sa njerëz kanë rënë nën minimumin jetik?
Sa njerëz janë rrugëve pa strehë mbi kokë ?
Sa kriminelë janë liruar nga burgjet?
Sa lekë na janë vjedhur nga xhepat?
Sa po rritet borxhi shtetëror, joni pra.
Sa taksa e fonde janë abuzuar?
Po ato mbetjet kancerogjene të ardhura nga jashtë, përvec atyre qe i kemi krijuar vetë?
Sa keni paguar poshtë e lart për të përfituar një shërbim që ta garanton ligji dhe sa janë paguar për të shkelur ligjin?
Sa prej njerëzve i është rritur rroga e sa sillen pashpresë e papunë?
Sa … e sa… e sa… Asnjë virus nuk do mundet të vrasë më shumë sesa ky pseudoshtet, ndërkohë, që vazhdon e mashtron pa pikë skrupulli për masat e planet e përrallat për mbrojtjen ndaj koronavirus-it. Se si mund t’i besoni këyre, vec ju e një Zot mund ta dijë!