Tërheqja e Bashkisë nga PPP-ja për Teatrin Kombëtar, ka sjellë edhe reagimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një postim në twitter, Basha shkruan se Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptarëve me vendime gjysmake.
Basha premton se pa një vendim të qartë që kullat nuk do të ndërtohen dhe Teatri do të ruhet, PD nuk do të tërhiqet nga qendrimi dhe vendosmëria e saj.
‘Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptareve dhe te mbulojne korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake qe fshehin te verteten. Pa nje vendim te qarte qe kullat nuk do te ndertohen dhe Teatri do te ruhet PD nuk terhiqet nga qendrimi dhe vendosmeria e saj.’-shkruan Basha.