Mëson detaje nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku autori i vrasjes së dyfishtë në Kodër Rrëshen të Mirditës, Fatmir Kolecaj, hapi zjarr ndaj policisë dhe më pas vrau veten, duke mos pranuar të dorëzohej.
Nga të shtënat me armë zjarri nga Kolecaj ka mbetur i plagosur Komandati i Njësisë së FNSH në Shkodër, Kasteriot Haxhia, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.