BallinaKronikePlagoset edhe një efektiv i FNSH. Kolecaj nuk pranoi të dorëzohej pavarësisht...

Plagoset edhe një efektiv i FNSH. Kolecaj nuk pranoi të dorëzohej pavarësisht tentativave të familjarëve

spot_img
spot_img

Prej dy ditësh pasi vrau ish- gruan dhe vëllain e saj në Rrëshen, Esmeralda dhe Vledison Filopatin, autori Fatmir Kolecaj fshihej në pyllin e Zejmenit afër banesës së tij.

Sipas raportimeve paraprake, familjarët tentuan dhe negociuan që ta dorëzonin në Polici por ky i fundit nuk pranonte.

Sot Kolecaj vendosi që të shkonte në shtëpinë e tij duke u futur nga mbrapa saj po u pikas nga Policia.

Fillimisht FNSH e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë e Mirditës rrethuan banesën duke i bërë thirrje të dorëzohej dhe të linte armën.

Dyshohet se Kolecaj kishte në dorë armën me të cilën kreu edhe vrasjen e dyfishtë më 25 shkurt, duke plagosur edhe një efektiv policie të FNSH-së së Shkodrës i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Më pas Fatmir Kolecaj ka vendosur t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armën e zjarrit.

Policia e Lezhës kishte vënë në dispozicion 5 milionë lekë për këdo që jepte informacion për kapjen Fatmir Kolecajt

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular