Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi me anë të një statusi në “Facebook” ka shpërndarë një fotografi nga Kongresi i Partisë Socialiste, ku duket qartë edhe Vangjush Dako, i shpallur non grata nga SHBA-të.
Bardhi thekson se i shpalluri non grata nga SHBA-të vihet në krye të vendit, ndërsa nënvizon se PS me Edi Ramën në krye mbetet një parti e kriminalizuar. Për Bardhin, në krye të vendit sot janë dhunuesit e grave.
Postimi i Gazmend Bardhit:
Vangjush Dako non grata në SHBA dhe nën hetim për vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me bandën e trafikantëve nderkombëtare të drogës dhe qënieve njerëzore, vazhdon dhe merr vendime në PS e Edi Ramës dhe është në krye të vendit. Pavarësisht fasadës dhe ngjyrave, Partia Socialiste me Edi Ramën mbetet një parti e kriminalizuar, që ka në drejtim dhunuesit e grave!