Një përballje të gjithën italo-spanjolle rezervon 1/8 e Ligës së Europës. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka përcaktuar çiftet që do të sfidohen në raundin tjetër të turneut të dytë për nga rëndësia në futbollin europian për klube. Goglat ishin me fat për Inter, që do të luajë kundër Getafe, ndërsa zikaltërit do të presin sfidën e parë në shtëpinë e tyre. Ndryshe është diskutimi për Romën që gjen në rrugën e saj Sevilla, një eksperte në Ligën e Europës. Me fat edhe Manchester United që luan kundër Lask, ndërsa nuk mungojnë edhe sfidat e mëdha si ajo mes Rangers dhe Bayer Leverkusen.
SHORTI PER 1/8 E LIGES SE EUROPES
Istanbul Basaksehir-Copenhagen
Olympiacos-Wolverampton
Rangers-Bayer Leverkusen
Wolfsburg-Shakhtar Donetsk
INTER-Getafe
Sevilla-ROMA
Eintracht ose Salzburg-Bazel
LASK-Manchester United