Superliga dhe jo vetëm, tifozët dhe i gjithë opioni sportive pret derbin e kryeqytetit. Prozhektorët drejtohen në “Air Albania” ku në orën 19:00 luhet sfida Tirana-Partizani. Një përballje mes dy rivalëve të përjetshëm, por dhe një ndeshje shumë e rëndësishme për fatin e dy skuadrave në këtë sezon të futbollit elitar në vend.
Kjo është një nga arsyet që ka nitur interesimin e madh të tifozëve, që pritet të mbushin tribunat e stadiumit. Deri në mesditën e sotme ishin shitur më shumë se 18.500 bileta. Tirana, që është edhe organizatore do të ketë edhe mbështetjen më të madhe, ndërsa në sektorin rezervuar për tifozët e Partizanit vihet re një stepje në shitjen e biletave.
Diçka e paralajmëruar nga tifozët ultras të kuq, të cilët kundërshojnë vendimin e Policisë që të gjithë të hyjnë në stadium me karta identiteti. Sa I përket sigurisë, uniformat blu të kryeqytetit kanë paralajmëruar masa të ashpra. Ndërkohë, 250 stjuard do të impenjohen me mbarëvajtjen e sfidës.