Drejt stadiumit për një përballje drithëruese në ndërqytetasen me Tiranën. Marshimi i tifozëve të Partizanit ka ndezur atmosferën para derbit, me ultrasit e të kuqve që kanë bllokuar aksin e unazës, nga 21 dhjetori për tek ura pranë shkollës Vasil Shanto. Koret kundër Tiranës kanë karakterizuar thirrjet e tyre, me policinë që ka kontrolluar situatën në distancë.
Rrugëtimi i tifozëve të Partizanit ka nisur me grumbullimin e tyre tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi, për të përshkruar më pas unazën, duke iu afruar stadiumit Air Albania nga ana e Tiranës së Re. Kujtojmë që në këtë derbi, tifozët e Partizanit janë në kuadrin e miqve dhe në inferioritet në krahasim me ata të Tiranës. Të kuqtë do të kenë gjysmën e tribunës qendrore në dispozicion dhe krahun pas porte në anën e liqenit.