Vetëm dy ditë nga mbajtja e tubimit të 2 marsit, thirrur nga Presidenti Meta për mbrojtjen e Kushtetutës, disa artistë kanë dalë krahë tij duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë tubim. Një ndër ta është aktori i njohur shkodran, Zef Deda. Nëpërmjet një videomesazhi, artisti i humorit u bënë ftesë qytetarëve shqiptarë të bashkohen në 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës.
“Me shku në datën 2, për të mbrojtur Kushtetutën. Ajo liria e fjalës, liria e mendimit, e veprimit, është forca, shpirti e çdo gjë është Kushtetuta. Ai që mbron Kushtetutën, ai është burrë”, shprehet Zef Deda.
Një tjetër artist është nisur nga Franca për të ardhur enkas për tubimin e marsit. Bëhet fjalë për artistin Niko Dhales, i cili shprehet se “po nisem për në Tiranë në mbrojtje të Kushtetutës”.
“Unë po nisem nga Parisi për në Tiranë duke ju bashkuar thirrjes së Presidentit të Republikës z. Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës, librit të shenjtë të demokracisë”, shprehet Dhales.