Policia e Durrësit ka arrestuar një 61 vjeçar për dhunë në familje.
Shtetasi B.V, banues në Durrës akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike,si dhe ka kërcënuar me thikë bashkëshorten e tij.
Tre ditë më parë qyteti i Durrësit u trondit nga një krim i rëndë në familje.
Hajdie Tosuni, 59 vjeç, nënë e tre fëmijëve u masakrua në këtë dyqan ku punonte për të nxjerrë bukën.
63-vjecari Ruzhdi Tosuni e goditi disa herë me levë dhe më pas dyshohet se e qëlloi edhe me mjete të mprehta duke i marrë jetën në vend.