Tubimi më 2 mars i thirrur nga Presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës ka marrë vëmendjen edhe të tifozerisë në derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani, ndeshje që u luajt mbrëmjen e të premtes në stadiumin “Air Albania”.
“Derbi historik Tirana-Partizani edhe mbrëmë i dhuroi kryeqytetit e mbarë sportdashësve një ngjarje të jashtëzakonshme festive, me emocione tepër të forta, falë spektaklit si të lojtarëve në fushën e blertë, ashtu edhe të tifozëve që shkëlqyen si përherë me koreografitë e tyre brilante. Një falenderim special tifozëve të mrekullueshëm, për vëmendjen e tyre për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2marsit” shkruan Meta në facebook.
Tirana mundi në “Air Albania” Partizanin me rezultatin 5-1. Me këtë fitore Tirana shkëputet në krye të klasifikimit me 47 pikë 9 më shumë Partizani që mbetet në vendin e 3-të.