Teuta ka shokuar Kukësin pasi barazoi rezultatin 2-2 në limitin e kohës shtesë.
Duro i pakënaqur me vendimin e gjyqtarit të katërt që akordoi 7 minuta shtesë. Në minutën e 95’ ishte sërish Kallaku që del në skenë për të realizuar gol shokues ndaj verilindorëve. Nuk ka fitues në Durrës. Teuta prish planet e Kukësit dhe i jep mundësi Tiranës të thellojë diferencën me 4 pikë me Kukësi.